• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CELULA TERROSTE/ Një nga anëtarët vizitoi disa herë familjen e tij në Manzë, si dhe pse hyri në Shqipëri i infiltruari i grupit
Home
Aktualitet
Kronikë

CELULA TERROSTE/ Një nga anëtarët vizitoi disa herë familjen e tij në Manzë, si dhe pse hyri në Shqipëri i infiltruari i grupit

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga anëtarët e celulës terroriste, tashmë të identifikuar nga Policia shqiptare, dyshohet të ketë pasur rolin e të infiltruarit dhe kishte ardhur disa herë në vendin tonë.

Operacioni-celula-iraniane

Bëhet fjalë për ish-anëtarin e MEK, Erwin Aram, 45 vjeç, i cili njihet edhe me pseudonimin “Alireza Naghashzadeh”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencës së dy ditëve më parë tha se ky person jeton në Austri dhe është i pajisur me pasaportë austriake. Veliu tha se Erwin Aram u dërgua nga kreu i celulës, PEYMAN, për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Burimet thanë se, si një ish-anëtar i opozitës iraniane, Aram ka të strehuar familjen e tij në kampin e Manzës, në Durrës, të cilët i ka vizituar në periudha të ndryshme. Ndërsa mësohet se ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake, ku në hyrjen e fundit para dy muajsh Policia ka tentuar ta ndalojë, por në mungesë të provave ka arritur vetëm ta marrë në pyetje.

Si i infiltruar i celulës që drejtohej nga PEYMAN, ky person dyshohet se merrte informacionet e duhura në lidhje me veprimtarinë që bënin pjesëtarët e opozitës iraniane, të cilët janë dëbuar nga vendi i tyre dhe që janë strehuar në Shqipëri. Të njëjtat burime thanë se prej më shumë se 24 orësh, 4 anëtarët e celulës terroriste janë shpallur në kërkim policor dhe fotografitë e tyre janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

CELULA

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018.

PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste. Një nga këta operativë është Alireza Naghashzadeh, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Një tjetër operativ është Abdolkhalegh Malek Zadeh, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. Malek Zadeh(i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam Turgut, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të forcave QUDS. Turgut, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës, është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge.

ANETARET E CELULES

1. “PEYMAN” i dyshuar si drejtues i celulës, rezident i përhershëm në Iran, nuk
jepen të dhëna të tjera.
2. ABDOLKHALEGH MALEK ZADEH i datëlindjes 21 prill 1979. Njihet si “Ferhat”, jeton në Turqi.
3. ERWIN ARAM i datëlindjes 13 korrik 1974. Njihet si “Alireza Naghashzadeh”, jeton
në Austri, ish-anëtar i MEK.
4. ABDULSELAM TURGUT i datëlindjes 27 maj 1967, i arrestuar së fundmi Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge, ka qenë i arrestuar edhe në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË HYRJE TË LIBRAZHDIT/ Makina përplaset me ndarësen e rrugës dhe shpërthen në flakë
Previous article DËSHMIA E FORTË/ Nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook

k.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT