Në kuadër të platformës ‘deputeti që duam’ kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në parlamentin e ardhshëm.
25 prilli Rama thotë se do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse sipas tij do të ngecin në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë.
“Kjo do tregojë nëse do ecim apo të të ngecim në gropën e asaj politike që na çoi në humnerë. Kemi bërë shumë, shumë më shumë se ata që e kishin këtë detyrë para nesh por skemi bërë sa duhet , pasi ky mandate u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.
Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona asnjë ditë. Unë vetë kam bërë çmos në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë për ta merituar nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Grupi jonë me profile të reja, për çdo rol”, tha Rama.
Të pranishëm janë në këtë aktivitet Kryetari PS, Edi Rama, Sekretari Përgjithshëm Taulant Balla, Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.


