• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VIJ TA MARR, VETËM…”/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi
Home
Breaking News

“DO VIJ TA MARR, VETËM…”/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

7 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë.

Dosja që Top Channel e disponon tregon se, pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Por rezulton se administratori i një “Exchange” ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta.

Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë. I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve që nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj shprehet se e kishte takuar Eglantin në datën 3 qershor.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave. Shakaj e mashtroi policinë duke e cituar viktimën t’i kishte thënë: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”.

Menjëherë pasi u lirua, Shakaj u zhduk duke mos ia hapur telefonin policisë, ndërsa kamerat e sigurisë treguan itinerarin se si Eglanti, duke udhëtuar me një motor, vizitoi shokun e tij në datën 4 qershor. 40 minuta pasi kapërceu atë derë, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës. Përmes shumë dëshmive dhe kamerave të sigurisë, grupi i hetimit përforcoi dyshimet rreth të kërkuarit.

Pamjet më të rëndësishme për hetuesit janë ato të datës 5 qershor, ora 23:30, ku Shakaj nxjerr në holl, duke e tërhequr zvarrë, një qese në formën e trupit të njeriut, që e largon më pas me automjet. Kufoma u gjet pas ditësh të gjata të kërkimeve, ndërsa ADN-ja vërtetoi se bëhej fjalë për Eglant Kocin, ndërkohë që në burg vazhdon të mbahet 25-vjeçari Ena Zyferi, një student infermierie që punonte si kamarier dhe që dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.

Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”. Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona
Previous article TRAGJIKE/ Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë

s.autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

TRAGJIKE/ Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë Aktualitet

TRAGJIKE/ Pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin, humb jetën pushuesi nga Kosova në Velipojë

AKSIDENT I RËNDË NË SELENICË/ 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË SELENICË/ 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT