• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti i PD-së: “Qupës” së drejtësisë, i ka mbetur “derri maç” në dorë
Home
Shqipëri

Deputeti i PD-së: “Qupës” së drejtësisë, i ka mbetur “derri maç” në dorë

26 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka reaguar sot ndaj thirrjes së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonal, për të miratuar me urgjencë ligjin e Magjistraturës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Boçi ka krahasuar ministren me “Qupën ose Çupën” te loja me letra, e cila ekziston në katër forma dhe ngjyra të ndryshme.

Boçi thekson se deri para pak ditësh, ministrja e Drejtësisë e cilësonte KLD-në, një “pjesë të zezë të historisë së drejtësisë”, ndërsa sot kërkon që me ligj, t’i japë këtij institucioni emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Ja statusi i plotë i Luciano Boçit:
Që fëmijë na kanë intriguar figurat dyfishe e të përmbysura të lojës me letra. Shfaqja e tyre nga ana tjetër si spathi, kupë, karro ose maç ishte emocionuese.
Ndoshta nga censura dhe ca nga mosha e vogël, për to përdornim emërtime urbane:
“K” (KING) e thërrisnim KËRR ose DERR.
“Q” (QUEEN) e quanim ÇUPË ose QUPË.
Ky lloj “meprizimi gjuhësor”, siç dukej, ishte një lloj leje e heshtur nga regjimi që ne të luanim.

E të gjithë këtë kapërcim kohor, ma detyroi figura e shumëfishtë e Ministres, “ÇUPËS” së drejtësisë, apo më saktë “QUPËS së Drejtësisë”. Inkoherenca e qëndrimeve e deklaratave të saj është “për tu patur zili”, si në një lojë letrash!

-Kur fliste për Seitajn që e ekstradoi brenda natës, në Kuvend ajo na u shfaq si QUPË SPATHI, që s’pyeste fare për ligj e Kushtetutë. (foto)
-Kur shkoi në burgun e Peqinit në qelinë X, u përgjigj me nerv si QUPË KARRO. U kuq nga inati, pa u skuqur fare nga turpi.
(foto)
-Kur foli më 8 Maj kundër KLD-së, të cilën e përcaktoi si “pjesë të zezë të historisë” të sistemit të kalbur, për shkak se rrëzoi kërkesat e saj për shkarkim të 3 gjyqtarëve, na u shfaq si QUPA MAÇ. Arrogante deri në detaj.
(foto)
-Ndërsa tani, po ndaj kësaj KLD-je, na shfaqet e rënë komplet “brenda” në dashuri, si QUPË KUP.
Sulmon opozitën, ndërsa KLD-së “tranzitore”, të cilën e quajti më parë “të kalbur” e “të zezë”, kërkon t’i japë me një ligj-bllof pokeri, të drejtën e emërimit të magjistratëve të rinj!?
(foto)

E kë të besojmë ne?!
Qupën MAÇ apo atë KUP?!
Qupën SPATHI apo atë KARRO të drejtësisë së zhdrejtë?!

Megjithatë këtu një gjë është e sigurt:
Që Etildës i ka ngecur KËRRI, ose më saktë DERRI MAÇ në dorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion
Previous article Vodhi klienten në zyrën e dietologes/ Arrestohet "SKIFTERI" i Tiranës, i zbulohen edhe disa raste të tjera (EMRI

k.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT