• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPUTETI “DONZHUAN” LARGOHET NGA GRUPI DEMOKRAT/ “S’do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale”
Home
Politikë

DEPUTETI “DONZHUAN” LARGOHET NGA GRUPI DEMOKRAT/ “S’do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale”

4 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti i opozitës së re  Kostaq Papa ditën e sotme në fjalën e tij në Kuvend njoftoi se do të largohet nga grupi demokrat, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi me argumentin e si ka censuruar fjalën në të paktën 3 raste.

“Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë. A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen  çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi? Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm, ai ishte në radhë para ministrit të Brendshëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

E katërta kërkoj gjetjen e një instrumenti në rregullore për t’iu përgjigjur përpjekjeve teknike të gabuara, për të penguar me teknicitete fjalën e lirë me qëllime dashakeqe deri në antishqiptare  të nënkryetares Vasilika Hysi. Kërkoj procedim nga komisioni i etikës kundër saj dhe dorëheqjen e saj nga drejtimi i seancave. Mund të shihni sekuencat e seancave për shkeljet e saj ndaj meje dhe ndaj të tjerëve. Ajo keqpërdor pozicionin e saj, dorëheqja e saj është e pakët. Ndërkohë, ju njoftoj se e lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. S’kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për b*thëlëpirje”, deklaroi Papa.

Papa do të mbahet mend për fjalimin e tij në Kuvend ku me qëllim për të mbrojtur gratë, fjalori i përdorur i ofendoi më shumë ato. Ai shprehej se se ‘kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI I 15 VJEÇARES/ Deputetja Gjebrea: Burrat lahen me një pikë ujë, nuk turpërohen! Ndëshkim për...
Previous article NUK "MBAN" MË/ Lefter Maliqi thirrje për mosbindje civile: Mos iu hapni dyert policëve, deputetët janë nëpunës të beut të Surrelit

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT