• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti Balla flet për ‘Ndryshimin e Rregullores’: Ja ku jemi bazuar. LSI se ka për turp të gënjejë
Home
Shqipëri

Deputeti Balla flet për ‘Ndryshimin e Rregullores’: Ja ku jemi bazuar. LSI se ka për turp të gënjejë

19 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për propozimet e socialistëve për ndryshime në rregulloren e parlamentit dhe konkretisht për pikën që ka të bëjë me riformulimin e mënyrës së kërkesës nga ana e Prokurorisë për arrestimin e një deputeti, ku sipas ndryshimeve të propozuara duhet të përmbajë një relacion të shoqëruar me prova.

Opozita thotë se një element i tillë është i papranueshëm, pasi sipas saj, e kthen Parlamentin në Gjykatë dhe mbron deputetët.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Taulant Balla tha se PS nuk ka asnjë barrierë për imunitetin e deputetëve dhe ndryshimet bëhen, pasi nuk janë reflektuar rekomandimet e BE dhe KE për funksionimin e rregullores së Kuvendit.

“Ndryshimet bëhen pasi nuk janë reflektuar rekomandimet e BE dhe të KE për funksionimin e rregullores. Dua të sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk është ligj, por një vendim për të rregulluar punën e mekanizmave brenda vetes. Në këtë kontekst, një prej institucioneve të Kuvendit në seancën e vet nuk ka pasur asnjë plan se si funksionon. PS nuk ka asnjë barrierë për imunitetin e deputetëve” –tha Balla.

Deputeti i PS u pyet edhe për faktin se LSI kur ishte ne qeveri ishte pro ndryshimeve të kodit ë të procedurës penale, ndërsa tani është kundër.

Balla u shpreh se rëndësi ka çfarë mendojnë SHBA dhe BE për këto ndryshime, ndërsa sipas tij ka ca njerëz që nuk e kanë për turp të gënjejnë.

“Ka ca njerëz që nuk e kanë për turp të gënjejnë siç është Basha apo Kryemadhi. Rëndësi ka çfarë mendojnë partnerët tanë për këto ndryshime, siç janë mendimi i SHBA dhe BE. Një kopje të draftit ne do ja nisim EURALIUS dhe OPDAT.

Sot duhet të miratohej drafti që do i shkojë seancës për kodin e etikës. Basha gënjen, pasi ende nuk ka lexuar draftin. Ai thotë se ne po bëjmë ligj për të ngritur barriera për hetimin e deputetëve, por kjo nuk është e vërtetë. Për rregulloren e Kuvendit ne jemi bazuar në kod dhe ne shtetet e tjera”- tha Balla, raporton BalkanWeb.

Në lidhje me amendamentin e opozitës për ndryshimet në kushtetutë dhe pikën për zgjedhjen e kryeprokurores, Balla u shpreh se mazhoranca është në një linjë me mendimin e SHBA.

“Ne jemi në një linjë me SHBA sa i përket amendamenteve të opozitës dhe mendoj se PD-LSI po krijojnë një aleancë për të penguar reformën në drejtësi”- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO / Liçaj feston 31-vjetorin dhe… i jep "lamtumirën" Flamurtarit
Previous article Trajneri i McGregor: Conor do të mbetet kampion edhe po iu hoq titulli

g.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT