• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEPRESIONI NUK NJEH MOSHË/ Mos i neglizho këto shenja…
Home
Shëndet

DEPRESIONI NUK NJEH MOSHË/ Mos i neglizho këto shenja…

22 November, 2025 s.autor Shëndet

Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër. Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme. Depresioni ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Ai mund të shkaktojë probleme emocionale, funksionale dhe fizike. Ndërkohë që edhe tek moshat e tjera pasojat e depresionit bëhen serioze dhe nevoja për trajtim afatgjatë mund të bëhet urgjente.

Shenjat e depresionit që duhen dalluar

Ndryshimet Emocionale
Të afërmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:

Trishtim dhe të qara pa arsye.
Boshllëk emocional dhe ndjesia e të qenit të pashpresë.
Acarim dhe mërzi.
Zemërim për probleme nga më të voglat.
Humbje interesi për aktivitete të ndryshme.
Konflikte të vazhdueshme me miqtë dhe familjen.
Vetëvlerësim i ulët, ndjenja faji dhe mosvlerësimi për veten.
Fiksime, ekzagjerime, fajësim të vetes dhe kritika të ashpra ndaj vetes.
Ndjeshmëri të lartë ndaj dështimit ose refuzimit.
Vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe vendimmarrje.
Prishtmëri të zymta për jetën.
Mendime të shpeshta për vetëvrasje dhe vdekjen.
Ndryshimet në sjellje
Të afërmit duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj ndryshimeve në sjellje si për shembull:

Lodhje, mungesë energjie, pagjumësi ose fjetje për orë të tëra.
Përdorimi i drogës, alkolit dhe ndryshime në oreks.
Acarim, dridhje duarsh, ngadalësi në lëvizje e në të menduar.
Ankesa për dhimbje koke, izolim social dhe mungesa në shkollë.
Neglizhencë dhe shpërthime nervash të rrezikshme.
Lëndim të vetes dhe plane specifike për vetëvrasje.
Kur duhet të konsultoheni me një mjek
Për një të afërm apo mik, është shumë e vështirë të dallojë ndryshimin mes luhatjeve të humorit si pasojë e depresionit. Nëse simptomat e lartpërmendura kanë një ndikim negativ në jetën e personit, atëherë duhet të shkoni tek një ekspert i shëndetit mendor. Simptomat e depresionit nuk kalojnë vetë. Nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të shkaktojnë probleme serioze. Depresioni shkaktohet nga anormalitë në transmetuesit nervorë, ndryshimet hormonale, traumat në të shkuarën por mund të jetë edhe i trashëguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SELANIK/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë
Previous article MOTI I KEQ TJETËRSON NGJYRËN E DETIT JON/ Ja NDRYSHIMI DRASTIK i vijës bregdetare në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT