• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEPOLITIZIMI I PAMUNDUR”/ Rama: Ja propozimi ekskluziv që i bëmë PD-së për identifikimin biometrik
Home
Politikë

“DEPOLITIZIMI I PAMUNDUR”/ Rama: Ja propozimi ekskluziv që i bëmë PD-së për identifikimin biometrik

4 June, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për reformën zgjedhore dhe negociatat që po bëhen nga ndërkombëtarët.

“Arsyeja kryesore e sherreve janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq.

Ne e kemi thënë depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm. Identifikimi është një tjetër pikë. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në realizim duhen së paku 6 muaj, sot jemi shumë vonë, jemi qershor, por le ta zënë se do të miratohet në fund të qershorit, do të duhet të votohet gjithë struktura e KQZ-së së re, që është komplet model tjetër, do të marrë gjithë korrikun. Ja do u duhet atyre 40 ditë që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin.

Tetor-nëntor tenderi ndërkombëtar, 30 ditë ankimet, në janar kontrata, në shkurt fillon puna për sistemin, prill-maj do të bëhen zgjedhjet. Por nuk ka problem, ne e pranojmë që të bëhet 100% nëse arrihet dhe të hyjë për aq sa arrihet, pjesa tjetër me tradicionalen dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë, ta zgjedhë brenda në një nga dhomat e SHQUP-it, nuk na intereson, ta vendosë me votën tonë, tuajën e dini vetë, ta vendosë atje zv/kryetar të KQZ me mandatin ekskluziv që të merret me teknologjinë, që të mos thonë jo tenderi këtu jo ashtu.

Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi OK. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi OK. Administrata është politike?!!! Ou!!! Po u jap një shifër nën ekzekutivin qendror ka 9 mijë nëpunës civil, 67% janë përpara 2013″ tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOPIN PËR ZGJEDHOREN E KA BASHA"/ Rama: Po presim ku do ta çojë.. jashtë stadiumit apo do ta mbajë poshtë fanellës
Previous article "ZGJEDHORJA"/ Rama: Më vjen keq që Shqipëria në 2020 ka nevojë për ambasadorë si përkthyes. Liderët po bëjnë adoleshentin

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT