• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Departamenti Amerikan i Shtetit: Vendimi i Presidentit Meta?! Eshtë “njoftim”, jo “vendim!
Home
Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Vendimi i Presidentit Meta?! Eshtë “njoftim”, jo “vendim!

11 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Vendim? Dekret? Akt normativ? Akt individual? Amerikanët nuk mendojnë kështu. Ata kendojnë se akti i Presidentit shqiptar Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet është një…”njoftim”.

Shumëkujt nuk i ra në sy sot, në pyetje-përgjigjen mes Zërit të Amerikës dhe zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve nga kreu i shtetit shqiptar, një detaj që duket aspak i rastësishëm. Përkundrazi, është mjaft i përzgjedhur dhe domethënës.

Më poshtë po japim të plotë lajmin e Zërit të Amerikës. Vini re termin e zgjedhur në pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Departamentit të Shtetit:

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale, përfundon lajmi i VOA.

Ka pasur shumë debate e diskutime orët e fundit, mes përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë e jashtë saj, në lidhje me shtyrjen e njëanshme të zgjedhjeve nga kreu i shtetit Ilir Meta. Pozicionimi i Departamentit të Shtetit për “njoftimin e presidentit Meta”, përbën një detaj esencial në leximin e asaj që ka ndodhur në Tiranë orët e fundit. Ndoshta prandaj edhe vetë Meta i ftoi amerikanët të shkojnë në Korenë e Veriut në konferencën e sotme të shtypit…/ Javanews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBA" QË NDËRPREU FINALEN CHAMPIONS/ Shikoni "çmendurinë" e radhës të modeles ruse (VIDEO)
Previous article NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT