• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DEPARTAMENTI AMERIKAN I ENERGJISË/ Tryezë për Gazin e Lëngshëm Natyror. Balluku: Nisëm që përforcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA
Home
Ekonomi

DEPARTAMENTI AMERIKAN I ENERGJISË/ Tryezë për Gazin e Lëngshëm Natyror. Balluku: Nisëm që përforcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA

5 February, 2020 F.autor Ekonomi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në partneritet me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe Shoqatën e Energjisë së Shteteve të Bashkuara kanë organizuar në Tiranë, një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Në këtë tryezë merrnin pjesë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Ndihmës Sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, drejtues institucionesh si dhe ekspertë amerikanë dhe shqiptarë në fushën e gazit të lëngshëm. Në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë strategjike, por edhe ekonomike që ka organizimi i këtij takimi.

“Ky takim ndërinstitucional dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishëm për Shqipërinë për dy arsye: Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik, të konsoliduar tashmë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar është një mundësi e shkëlqyer për ne”, u shpreh Balluku Qeveria Shqiptare ka prioritet zhvillimin e tregut të gazit dhe për këtë është angazhuar plotësisht në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, fiskale, administrative dhe rregullatore.

Duke folur për projektet e parashikuara në këtë drejtim ministrja Balluku tha: “Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen të theksohet dhe ambicia jonë për krijimin e një Depozite Nëntokësore Gazi në Shqipëri. Shqipëria po konsideron gjithashtu një Terminal LNG në bregdet, si një burim alternativ furnizimi dhe si një ndër komponentët e sistemit të ‘depozitimit të energjisë’”.

Ministrja vlerësoi se studimi, me përkrahjen e Departamentit Amerikan të Energjisë, për këtë element të ri energjetik për Shqipërinë, do përshpejtojë futjen e gazit natyror në vendin tonë, krijon hapësira të reja investimi, si dhe ofron mundësi punësimi duke ndikuar direkt në ekonominë e vendit. Nga ana e saj ministrja Balluku garantoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të reflektojë me vëmendje mbi gjetjet e këtij studimi dhe do të implementojë sugjerimet e tij, në mënyrë që të përparojë dhe lehtësojë penetrimin e gazit natyror të lëngshëm në Shqipëri edhe përpara vendosjes së tubacioneve.

Në mbyllje të fjalës së saj, duke falenderuar organizatorët e tryezës e në mënyrë të veçantë Ndihmës Sekretarin Winberg dhe Ambasadoren Kim, ministrja Balluku shprehu besimin e saj të plotë se përmes nismës për zgjerimin e eksporteve amerikane të energjisë dhe rritjen e sigurisë së energjisë kudo në botë, Shqipëria do të përfitojë duke zbatuar strategjinë qeveritare për diversifikimin e burimeve, me rezultat uljen e importeve dhe rritjen e sigurisë dhe pavarësisë energjetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MAGJI E VËRTETË/ Krijohet hoteli lundrues në Suedi në mes të ujit të akullt (FOTO)
Previous article "ANTI-KÇK" NË SHIJAK/ Perandoria e Dash Gjokës. Nga blerja e kompanisë tek akuzat për trafikim (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT