Dhjete dite pasi kishte denoncuar ne Polici zhdukje e te dashures ukrainase, mbremjen e te dieles i ka dhene fund jetes ne banesen e tij shqiptari 50-vjeçar Daniel Paskali.
Mediat italiane bëjnë me dije se Paskali u gjet i pajete ne banese në Cornuda të Trevisos dhe vdekja e tij eshte e dyshimte.
Po ashtu mediat shkruajnë se më 17 nëntor ai kishte denoncuar zhdukjen pa lënë gjurmë të së dashurës me të cilën bashkëjetonte, 43 vjeçaren me origjinë nga Ukraina Sofiya Melnyk.
Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën.
Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
‘Il gazzettino’ shkruan se karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos ku kane ngritur edhe nje helikopter.
Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.


