• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI/ Zjarri në paraburgim që “dogji të thatin dhe të njomin” për… (VIDEO)
Home
Sociale

DENONCIMI/ Zjarri në paraburgim që “dogji të thatin dhe të njomin” për… (VIDEO)

20 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në muajin Prill të vitit të kaluar ambientet e paraburgimit të Vlorës u përfshinë nga flakët. Një shprehje e urtë popullore thotë që me të thatin digjet edhe i njomi. Kështu e pësoi dhe Olsion Brahimaj, të cilin e hoqën nga detyra duke e bërë përgjegjës, edhe pse zjarri nuk ra në katin ku ai shërbente.

“Unë jam ish-punonjës i paraburgimit Vlorë. Në datën 21 Prill të vitit 2017, në orën 19:30, ra zjarr në katin e poshtëm, atë të izolimit dhe të burgosurit kanë shkuar kanë djegur edhe katin e tretë. Unë kam qenë me shërbim në katin e dytë dhe kam qenë polic i rolit bazë, pra i sektorit. Drejtori që ka qenë atëherë, Besim Binaj ka bërë sikur unë kam qenë përgjegjës i zonës në katin e dytë dhe më ka hequr padrejtësisht”, rrëfeu denoncuesi.

Në këtë mënyrë, ish-punonjësi i paraburgimit nisi kalvarin e ankesave në Ministrinë e Drejtësisë. Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore më datë 02.06.2017 vendosi rishikimin e urdhërit për masën disiplinore “largim nga detyra”. Në Drejtorinë e Burgjeve iu tha se do të rikthehet në punë, por deri më sot nuk ka ndodhur.

“Po i bëj thirrje zotit Arben Çuko të më kthejë në punë se jam i pafajshëm. Dhe Ministres së Drejtësisë Gjonaj, të kthehet e të shikojë çështjen se s’kam lidhje fare me ngjarjen! Të tjerë që dogjën burgun janë në punë, ndërsa mua më sorrollasin”, u shpreh i shqetësuar Olsion Brahimaj, i cili prej 1 viti kërkon vetëm vendimin, në mënyrë që të dijë se çfarë do të bëjë më pas.

Në një takim me shefin e personelit, ky i fundit tha se vende bosh ka plot, por duhet të interesohet në Tiranë.

Qytetari – Komisar, c’kemi?

Shefi i personelit – Ça po bën? Si dukesh?

Qytetari – Hiç, mirë!

Shefi i personelit – Si dukesh? Çkemi?

Qytetari – Për ty erdha, të të takoja një çikë.

Shefi i personelit – Hë?!

Qytetari – Tani ça do bëhet? Do kthehem a s’do kthehem dhe unë të iki në vend tjetër, të drejtohem në vend tjetër o komisar…

Shefi i personelit – Nuk ka asnjë informacion. Ti ishe në konkurim atje?

Qytetari – Po s’isha te konkurimi se unë jam i certifikuar.

Shefi i personelit – Tashi…

Qytetari – I kam bërë unë të tëra trajnimet.

Shefi i personelit – Vende ka bosh… janë 9 a 10 policë. Nuk ka asnjë informacion për të marrë, për të qënë i sinqertë. Ti e di si funksionon këtu. Interesohu nga Tirana, ça bëhet. Unë kam çuar çdo ditë informacione, probleme. Vetëm Tirana, këtu s’ka asgjë.

Pra ish-punonjësit të paraburgimit Vlorë i duhet të vijojë të interesohet vetë në Tiranë për të zgjidhur largimin e padrejtë që i bënë nga puna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emri i Maqedonisë, Zhbogar: Të mos paragjykojmë vendimin e Ivanovit
Previous article Daliç "SHPËRFILL" Argjentinën/ Ndeshja më e lehtë e grupit

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT