• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI/ Tre pronarët “SHERR” për të njëjtën sipërfaqe. Drejtori: Të siguroj që…
Home
Breaking News

DENONCIMI/ Tre pronarët “SHERR” për të njëjtën sipërfaqe. Drejtori: Të siguroj që…

23 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, mbrëmjen e kësaj të mërkure “Fiks Fare” trajtoi një tjetër rast.

Albert Doda, nga fshati Draç i Ishmit, ankohet për mosregjistrimin nga Hipoteka e Durrësit të një sipërfaqeje prej rreth 13.223 m2, që sipas tij e zotëron me dokumentacion të plotë e të ligjshëm.

Këtë pasuri e ka fituar me ligjin 7501. Aktin e marrjes së tokës në pronësi e ka marrë i ati, Ramazani, që në vitin 1992, por deri në vitin 2010 nuk kanë vajtur për ta regjistruar. Në momentin që kanë kërkuar të regjistrojnë pronën, ata kanë hasur në vështirësi, pasi nga Hipoteka i është thënë se për këtë pronë kanë sjellë dokumentacion nga e njëjta komunë edhe dy persona të tjerë.

Gjatë takimit që denoncuesi bën me specialistin e Hipotekës së Durrësit, ai i shprehet se për këtë pronë duhet të përgjigjet dhe të vendosë tjetërkush, pasi tanimë çështja i ka kaluar Prokurorisë. Për këtë, as komisioni nuk mund të shprehet, sepse komisioni në datën 2 shkurt i bashkëngjitet Hipotekës.

Pas takimit me specialistin, denoncuesi takon edhe drejtorin e Hipotekës, i cili pasi e pret, duket të mos e njoh fare rastin e zotërisë dhe gjatë të gjithë kohës pret miratimin e specialistëve për të reaguar. Ai e kalon rastin duke i thënë se kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë dhe është kjo e fundit që duhet të shprehet dhe të përfundojë hetimin.

Nga ana tjetër, denoncuesi i tregon se për këtë çështje ka bërë ankesë edhe pranë portalit të bashkëqeverisjes dhe nga përgjigjja që i është kthyer rezulton se, nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë Hipotekës së Durrësit, i janë dërguar 4 shkresa që nga viti 2015 deri në vitin 2018 për t’u shprehur lidhur me këtë pronë dhe kush janë pretendentët.

Por, asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje. Kjo është edhe arsyeja që denoncuesi iu drejtua emisionit “Fiks Fare”, pasi asnjë institucion nuk po arrin t’i kthejë një përgjigje për regjistrimin e pronës, të cilën sipas tij e ka fituar me të drejtë.

Anëtarët e komisionit të ndarjes së tokës: Pronën ia kemi ndarë Ramazan Dodës, babait të Albertit!

“Fiksi” kontaktoi 3 anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokës, të cilët kanë firmosur në AMTP në vitin 1992. Ata shprehen se, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, e mbajnë mend shumë mirë që kjo pronë i është ndarë nga komisioni i ish-komunës Ishëm, Ramazan Dodës.

Nëse kjo pronë, sipas tyre, i është dhënë dikujt tjetër, atëherë kjo është vjedhje që është bërë nga ana e komunës që ka lëshuar AMPT-të e tjera. Prokuroria duhet të hetojë patjetër. “Për këto toka buzë detit bëhet e gjithë lufta”, përfundon një nga ish-anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokave./Top ChennelStill0123_00009Still0123_00011 (1)Still0123_00003 - Copy

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ARRITJET PERSONALE TEK OBJEKTIVAT E MILANIT/ Cutrone "harron" Higuain, ka një mesazh për Piatek
Previous article E GJENI KËTU/ Si të bëheni më e mira që ndonjëherë i ka pasur në shtrat

F.autor

Postime të ngjashme

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë Aktualitet

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi Aktualitet

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT