Gazetari i njohur Artan Hoxha ka reaguar lidhur me denoncimin e rrem të ish-kryeministrti Sali Berisha për vdekjen e truprojës së kryeministrit Edi Rama.
Hoxha me tone tallëse ka komentuar qëndrimine Berishës, që sipas tij ishte e gjitha e mirëmenduar, pasi edhe në njoftimin e nxjerrë nga Ministria e Brendshme u konfirmua se lajmi ishte i rrem.
Kujtojmë se këtë mëngjes, Berisha publikoi denoncimine ardhur në ‘Qytetarin Digital’, ku u raportua se eskorta e kryeministrit Rama ishte përfshirë në një aksident dhe i vdekur mbeti truproja e tij. Gjithashtu Berisha në postim akuzoi edhe policinë se ishte duke e mbajtur të fshehur ngjarjen.
‘Dhe pasi e pe, që të shkoi fisheku bosh, i këput një status tjeter ku thua se të kanë genjyer. oo ti mos vdeksh kurrë jarebiii ,se mezi të kemi.”, shkruan Hoxha.
Postimi
Dhe e ka thënë MARSHALLI, “mendimi evoluon”…
Me ne fund ia mberritem dites,që të shohim një status,ku ai e pranon,qe ia ka futur kot, por kete e ka bere nga meraku, se mos ka vdekur ndonje gardist dhe lajmi po fshihej….
Në fakt asnje portal apo media nuk ka folur keto dite per vdekjen apo plagosjen e ndonje gardisti. Vetë e the, vetë shperndave haberin neper portale dhe media(qe si shume profesionale qe jane, po e the ti as qe marrin mundimin ta verifikojne po e shperndajne me vrap cfaredo marrezie te jete, boll ta thuash ti)…
Dhe pasi e pe,që të shkoi fisheku bosh, i këput një status tjeter ku thua se të kanë genjyer…
Ooo ti mos vdeksh kurrë jarebiii ,se mezi të kemi…


