Çdo ditë ish-kryeministri në profilin e tij në Facebook, poston denoncime të shumta dhe të gjitha kanë denoncues “qytetarin dixhital”.
Berisha në emisionin “Kjo javë” në News 24 ka treguar pse e ka quajtur me këtë emër dhe nëse janë të vërteta apo jo.
Pjesë nga intervista
Mendoni se janë më të shumtë ata që ju duan apo nuk ju duan?
Asnjë kalkulim i kësaj natyre nga mua
Por një gjykim duhet ta keni?
Nuk është tundim dhe kriter për mua. Gjykoj se kam vepruar jo vetëm në përputhje me dinjitetin tim por edhe të atyre që më kanë besuar mua
Pse ju zgjedhin juve për të denoncuar?
Kjo qëndron. Unë do të shpjegoj pse e quaj qytetari dixhital që të ndjehet qytetari që një padrejtësi që atij i bëhet të ketë zë.
Ju ka qëndruar të bini në kurth nga adresimet, si i verifikoni ato që ju sjellin?
Ndodh, ka ndodhur por në 98% të rasteve është i saktë. Nëse tregohet Berisha më i vëmendshëm edhe ky 2% përjashtohet.


