Pas dëshmisë së Emiljano Nuhut lidhur me kallzimet e Xhisela Maloku, për akuzat e bëra në disa komisariate për përdhunimin dhe dhunimin nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, si dhe kërcënimet me jetë që i janë bërë ish-nënkomisarit Nuhu për të ndaluar hetimin, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka hapur një hetim për të sqaruar pretendimet e ngritura prej tij.
Nuhu deklaroi se ishte kërcënuar në zyrën e tij, në prani të deputetëve të Kuvendit, djalin e njërit prej të cilëve po e hetonte për përndjekje.
Sipas burimeve thuhet se SHÇBA po verifikohen gjithë procedurat e ndjekura nga policia në lidhje me denoncimet e bëra nga 25-vjeçarja Maloku, po ashtu edhe denoncimet për kërcënime nga ish-oficeri i policisë.
SHÇBA ka zbarkuar në Komisariatet nr. 3 dhe 6 në Tiranë, Krujë dhe stacionin e policisë Fushë-Krujë, duke sekuestruar librat e shërbimit.



