• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNOHET ME 15 VITE BURG MOISI HABILAJ/ Gjykata e Posaçme jep dënimin për gjithë grupin e trafikut të drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

DËNOHET ME 15 VITE BURG MOISI HABILAJ/ Gjykata e Posaçme jep dënimin për gjithë grupin e trafikut të drogës

28 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në mungesë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 10 vite heqje lirie.

Gjykata e posaçme ka vendosur që Nezar Seiti dënohet me 12 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie.

Ndërkohë është vendosur të pushohet çështja për Fatmir Minajn, si dhe çështja për Meridian Sulajn.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë (për episodin e datës 18.10.2017), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.2014, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Moisi Habilaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.2014, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nezar Seiti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Nezar Seiti është dënuar për të njëjtin fakt penal.

Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nezar Seiti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.2014, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Fatmir Minaj është gjykuar për të njëjtin fakt penal.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj (alias Meridian Sulaj) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal (për episodet e zhvilluara në Itali me datë 25.10.2013, 27.02.2014, 29.07.2014 dhe 08-09.05.2015), parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Maridian Sulaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2 të K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma “e” të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Maridian Sulaj është dënuar për të njëjtin fakt penal.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të pandehurit me vendimin Nr.192, datë 26.12.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” e K.Pr.Penale dhe neni 36 të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, mjet lundrues gomone, me mbishkrimin “Ëave”, mbi të cilin ndodhej një motorr bashkë me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtor në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar“-thuhet në vendimin e gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë
Previous article E TRISHTË/ Ky është tifozi shqiptar i PAOK-ut që ndërroi jetë nga aksidenti TRAGJIK në Rumani (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT