Denis Shtraza, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për rrembimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut 6 janar 2016 në Durrës.
Ai u shpall fajtor për akuzat e “Rrëmbimit të personit” dhe “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.
Shtraza ishte pjesë e një bande kriminale dhe në të shkuarën e tij i ka shpëtuar disa atentateve ndërsa u akuzua se ka qenë autor i disa ngjarjeve penale.
Ai u shpall fajtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në janar të viti të kaluar, në Durrës, ku 4 persona morën me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip Audi , shtetasin, Gazment Çollaku 34 vjeç, banor i këtij qyteti.
Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin të Krujës, i hedhur anës një rruge dhe me gjymtyrë të lidhura.
Denis Shtraza bashku me Ervin Dalipajn, ish-punonjës i policisë, sipas gjykatës, ekzekutuan Çollakun.
Akuza ndaj Dalipajt pushoi pasi ai humbi jetën në një atentat te mbikalimi i Sukthit disa muaj më parë. .
KRONOLOGJIA:
Atentati në Durrës në 2013
Denis Shtraza është qëlluar në shkurt 2013, me armë zjarri pranë një lokali në Durrës. Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit menjëherë drejt spitalit rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, pasi mori dy plumba në trup është dërguar në Spitalin Ushtarak.
Ekstradimi nga Gjermania
Në vitin 2009 Denis Shtraza u ekstradua nga Gjermania ku dhe u arrestua pasi ishte i kërkuar për dy plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit.
Vlen të theksohet se në asnjë moment, Denis Shtraza, nuk e ka pranuar vrasjen e Gazmend Collakut, duke pretenduar se provat që e implikojnë atë në këtë ngjarje janë të manipuluara.
Përgatit: AlpeNews.al