• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNIMI ME 3 VITE E 4 MUAJ BURG/ Cilët janë tre gjyqtarët që e çuan pas hekurave Tahirin?
Home
Breaking News

DËNIMI ME 3 VITE E 4 MUAJ BURG/ Cilët janë tre gjyqtarët që e çuan pas hekurave Tahirin?

5 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas disa dështimeve për shkak të konfliktit të interesit të gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës se Posaçme, Këshilli i Lartë Gjyqësor komandoi një trupe me 2 gjyqtarë nga gjykatat e Apelit në rrethe dhe nje nga apeli i Gjykatës së Posaçme, për dhënien e  vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesuesi i trupës gjykuese që vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin ishte Engert Pëllumbi. I emëruar nga 2011 në Gjykatën e Fierit,  Pëllumbi është komanduar këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në periudhën 2017-2020. Prej nëntorit 2020 ushtron funksionin si i komanduar ne apelin e Vlorës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi e ka kaluar me sukses vettingun. Ai është angazhuar në jetën akademike në Universitetin Aleksandër Xhuvani ne Elbasan.

Gjyqtari Engert Pëllumbi, në vitin 2011, gjobiti për shpifje deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, për një deklaratë të saj ndaj një kompanie.

Florjan Kalaja është gjyqtari tjetër në 3-shen që dënoi Tahirin. Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Është konfirmuar në detyrë nga vettingu në dhjetor 2020. Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.

Pjesë e trupës ishte dhe gjyqtarja Igerta Hysi. Ajo  ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Fierit. Në dhjetor te vitit te shkuar Igerta Hysi ështe emeruar nga KLGJ gjyqtare ne Gjykaten e posacme te Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjyqtarja e ka kaluar vettingun. Ka qenë një proces jo dhe aq i shpejtë pasi Komisioni I pavarur I Kualifikimit verifikoi dy vendime të marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, që kishin sjellë lirimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, i arrestuar në vitin 2014 për qëllime ekstradimi dhe i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Në përfundim të procesit ka rezultuar se vendimi i Hysit është gjetur i drejtë. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, policia arreston 34-vjeçarin tek rruga "Siri Kodra"
Previous article KONFLIKTI UKRAINË-RUSI/ "VOA" për rolin e Shqipërisë: Partnere e veçantë e SHBA për çështjen më të nxehtë botërore të momentit

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT