• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËNIMI I SAIMIR TAHIRIT/ Pretendimi avokatit: U bë turku për integrimin në BE
Home
Politikë

DËNIMI I SAIMIR TAHIRIT/ Pretendimi avokatit: U bë turku për integrimin në BE

7 February, 2022 F.autor Politikë

Saimir Tahiri u dënua për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Këtë pretendoi Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.

Sipas avokatit, arrestimi i Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.

“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.

Haxhia e cilësoi gafë vendimin e Apelit, që e përkeqësoi pozitën e Tahirit krahasuar me vendimin e shkallës së parë, në një kohë që pala mbrojtëse, tha ai, kishte apeluar vetëm akuzën për shpërdorim detyre.

Ai tha se do drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË VEÇANTAT E SFIDËS TIRANA-SKËNDERBEU/ Dhuratë për Vangjelin, Sadriun e largojnë nga penalltia
Previous article POLEMIKAT PËR ABUZIMIN SEKSUAL NGA NJË ZYRTAR KINEZ/ Reagon tenistja Shuai: Ja si qëndron e vërteta

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT