• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dëmshpërblimi i të përndjekurve, vetëm 6 ditë afat për aplikimet e reja. Më 31 dhjetor…
Home
Sociale

Dëmshpërblimi i të përndjekurve, vetëm 6 ditë afat për aplikimet e reja. Më 31 dhjetor…

26 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ka mbetur më pak se një javë në dispozicion për të dënuarit nga regjimi komunist, që të bëhen pjesë e skemës së dëmshpërblimit. Në fillim të këtij viti, Qeveria vendosi të rihapë afatin e aplikimit duke iu dhënë mundësinë të gjithë atyre, që nuk kishin arritur të depozitonin kërkesë më parë, të bëhen pjesë e procesit.

Por një hapësirë e tillë u krijua vetëm për ata ishtë përndjekur që jetojnë. Nga Ministria e Drejtësisë ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi numrin e dosjeve të dorëzuara rishtazi.

“Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë”, thuhet në nenin 19 të Ligjit të ndryshuar në shkurt të këtij viti.

Vlen të theksohet se mosparaqitja e kërkesës brenda afatit, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik. Nga ky vendim nuk preken ata, që e kanë dosjen në Ministrinë e Financës. Për këta të fundit, procesi i ndarjes së kësteve do të vijojë normalisht.

DOSJET JASHTË AFATIT

Bashkë me rihapjen e afatit, Qeveria vendosi të përfshijë në skemë ish-të përndjekurit, që kishin aplikuar jashtë afatit. Nga ky ndryshim u penalizuan trashëgimtarët. Kështu, nga më shumë se 3 mijë aplikime të kryera pas 2009-s, vetëm 320 prej tyre do të trajtohen me dëmshpërblim.

Nga këta, 293 bëjnë pjesë në kategorinë “Burg dhe izolim në hetuesi”, ndërsa 27 në kategorinë “Izolim në institucion psikiatrik”. Për shmangien e burokracive dhe për të lehtësuar ish-të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur e paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e kërkuar, është përcaktuar që këto aplikime të përfshihen menjëherë në proces. Pra, nga ana e këtyre të dënuarve apo familjarëve të tyre nuk do të jetë i nevojshëm dërgimi i dokumenteve shtesë.

FATURA

Rreth 919 milionë lekë, ose thënë ndryshe 7.5 milionë dollarë është fatura për dëmshpërblimin e 320 të dënuarve që u përfshinë rishtazi në proces dëmshpërblimi. Pagesat do të kryhen mbi bazën e rendit të përcaktuar ku të parët, që do të kenë mundësi të përfitojnë, do të jenë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paralele/ Rasti De Mikeles-Nano më 1993 dhe ai “Habilaj”-Tahiri më 2017, tregues që drejtësia...
Previous article Shtyhet Kategoria Superiore, kampionati rinis më 27 Janar

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT