Indrit Hoxha nga listat e PD-së nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke e refuzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në momentin që kryetari i Kuvendit thirri emrin e tij që të betohej, ai u shpreh nga foltorja se e refuzon.
“Refuzoj që të marr mandatin e deputetit, qeveria ka kapur sistemin e drejtësisë. Refuzoj që të marrin mandatin, pasi këtu ka hetues dhe prokurorë të sistemit diktatorial. Refuzoj që të bëhem pjesë e parlamentit, pasi këtu ndodhen urdhëruesit e vrasjes së Azem Hajdarit. Refuzoj të marr mandatin, pasi i takon popullit” tha ai.
Ndërsa Ruci reagoi duke i thënë “Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin, rrugë e mbarë suksese në jetë”.


