• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Demokracia e re”: Kotzias duhet të japë përgjigje
Home
Rajon

“Demokracia e re”: Kotzias duhet të japë përgjigje

13 November, 2017 k.autor Rajon

Mbyllja e bisedimeve ne Kretë mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë  Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias, ka sjellë reagimin e opozitës greke.

Në një komunikim zyrtar, partia Demokracia e Re thekson se deklarata e përbashkët e dy ministrave nuk i referohet ndonjë përfundimi konkret dhe se e vetmja gjë që del në pah, është se shefat e diplomacive do të takohen përsëri, kësaj radhe, në Shqipëri.

Në deklaratë, opozita i kujton ministrin Kocias se duhet t’u japë përgjigje pyetjeve që iu bënë me shkrim nga Demokracia e Re, para nisjes së negociatave.

 

“A ka rënë dakord Ministri i Jashtëm  për të diskutuar çështjen inekzistente  për Greqinë, çështjen Çame, të cilën pala shqiptare e shtron vazhdimisht? Si funksionon kjo paketë me të gjitha çështjet komplekse që kanë të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë krejtësisht të ndryshme në natyrën e tyre  ligjore dhe politike? Po çështje të tjera si Marrëveshja Detare, të drejtat e pakicave, varrezat ushtarake dhe përmbajtja irredentiste e librave shkollorë shqiptarë? A konsiderohen këto si të ndërlidhura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë? Progresi në një  prej tyre a do të ndikojë në evolucionin e tjetrit dhe si?” 

 

Në përfundim të deklaratës, partia Demokracia e Re nënvizon se për shkak se çështjet janë shumë serioze dhe kritike pret përgjigje të përgjegjshme nga Ministria e Jashtme.

 

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që Kocias të përballet me një kërkesë për interpelancë nga opozita pikërisht për të zbardhur detaje nga bisedimet dypalëshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komplot për rrëmbimin e Gulenit, Turqia mohon akuzat
Previous article Miriam Cani dhe Alban Skënderaj japin lajmin e madh për fansat e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT