Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani, tha të dielën ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Por, ministri Matt Hancock tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.
“Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai për Sky News.


