• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO/ Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë këngën “Xhamadani vija vija…”
Home
Sociale

DEL VIDEO/ Ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë këngën “Xhamadani vija vija…”

12 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve Kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati. Në një video që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).

Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”. I pyetur rreth këtij rasti,  zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

“Në sistemin që e ka Zvicra, të shërbimit ushtarak të përgjithshëm (Milizsystem), edhe njerëzit me dy shtetësi kryejnë këtë shërbim. Është e qartë se këta sjellin me vete në ushtri edhe sfondin e tyre kulturor”, thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak nga Akademia Ushtarake në Universitetin ETH të Cyrihut. Te këta pjesëtarë të ushtrisë rrahin në njëfarë mase dy zemra në një gjoks”.

Është e mundur që kjo video të ketë dalë si rezultat i dinamikës grupore. Megjithatë Tresch e konsideron si “jo të bukur” aksionin. “Populli pret neutralitet nga ushtria”. Ai e sheh këtu edhe një problem: “Me aksione të tilla do të ndihen të provokuara pakicat tjera brenda ushtrisë, në këtë rast për shembull serbët, gjë që mund të çojë në konflikte”.

Sipas Tresch, sikur kënga të këndohej në ambient publik, ajo mund të kishte eventualisht edhe pasoja disiplinore për ushtarët në fjalë. Sikur në rastin e pranverës së vitit 2015 kur ushtarët kishin pozuar në mjete të transportit publik me flamurin shqiptar/Albinfo.ch

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË MREKULLUESHME/ Shikoni si duken binjaket më të bukura në botë
Previous article TRONDITET TURQIA/ Terroristët sulmojnë me eksploziv makinën e civilëve, 4 të vdekur

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT