• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO NGA VRASJA/ Ekzekuton me gjakftohtësi vëllanë e kunatën, largohet i qetë në këmbë
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL VIDEO NGA VRASJA/ Ekzekuton me gjakftohtësi vëllanë e kunatën, largohet i qetë në këmbë

30 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga momenti kur biznesmeni Arsen Muskurti ka shkuar në biznesin e vëllait dhe kunatës se tij, Dritan dhe Nora, i ka vrarë dhe me qetësi maksimale është larguar nga vendi i ngjarjes. E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda), ku autori Arsen Muskurti sapo ka hyrë në dyqan, ka pasur një debat të shkurtër dhe menjëherë ka nxjerrë armën nga brezi duke lënë të vdekur në vend vëllanë dhe kunatën. Me qetësi maksimale, si të ishte një klient është larguar i qetë në këmbë. Pak sekonda më pas në dyqan janë futur fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë duke parë 2 viktimat të shtirë në tokë.

Kjo agjenci dyshohet të jetë edhe shkak i kësaj vrasjeje.  Dy vëllezërit kanë qenë ortakë në Agjencinë Turistike, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i këtij konflikti. Mirëpo ky nuk ishte konflikti i vetëm, pasi autori me anë të statuseve në rrjetet sociale i akuzonte se 2 viktimat kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për autorin ishte e papranueshme. Ai ishte predikues i fesë islame, teksa për arrestimin e tij shkoi edhe RENEA për shkak se kishte dyshime që ishte radikal dhe përbënte rrezikshmëri për persona të tjerë. Arsen Muskurti u kap teksa po tentonte të arratisjes drejt Dibrës, në vendin e origjinës.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, ndërsa autori nuk ishte një person i panjohur. Ai është biznesmen, pronar i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, një biznes i cili sipas burimeve kishte pasur kohët e fundit probleme financiare.

Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, edhe për parkimin e makinave, duke qenë se jetonin me shtëpi në zonën e Alliasit. Duket se kjo ngjarje e kishte fundin e pritur, pasi ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI KURIOZË T'I DINI? Ylli Limani zbulon dy veset e tij më të këqija (FOTO)
Previous article FRIKË PËR KATASTROFË BERTHAMORE/ BE dërgon 5.5 milionë tableta jodi në Ukrainë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT