Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguron video nga ngjarja ku mbeti i vdekur Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Në video duken mjetet edhe me të cilin ka udhëtuar viktima dhe autorët duke rindërtuar edhe njëherë skemën e ngjarjes që tronditi kryeqytetin rreth një muaj më parë.
Gazetari Artan Hoxha tha sot në studion e Report Tv se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll. Në momentin e parë shfaqet një BMW X5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskwagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip Benz.
“Bëhet fjalë për ngjarjen e ekzekutimit të Santiago Malkos. Janë pamjet e një lokali shumë pranë vendit të ngjarjes. Është BMW X5, Benzi Class me të cilin lëvizin ekzekutorët. Shfaqet edhe Volswageni me të cilin lëvizin bashkëpunëtorët. Autorët që kanë qëlluar Malkon kanë qenë në mjetin tip Benz i cili më pas është gjetur i djegur. Në skenën e krimit është edhe mjet tip Skoda që dyshohet të jetë e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona. Pak sekonda pasi lëvizin automjetet klientët e lokalit dhe personeli çohen në këmbë dhe afrohen në drejtim të xhamave”, u shpreh Artan Hoxha.


