• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL VIDEO/ Momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin dhe shpëtuar kolegët
Home
Breaking News

DEL VIDEO/ Momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin dhe shpëtuar kolegët

30 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv ka siguruar videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë. Në video shfaqet dinamika e ngjarjes para se Arjan Sala të bllokohej përfundimisht brenda magazinës nga e cila nuk do të mund të dilte dot më i gjallë, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 2 vjeç.

Sapo sinjalizohet se ka rënë zjarr, Sala është drejtuar drejt magazinës dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e kolegëve të tjerë, të cilët punonin aty për paketimi dhe sistemin e mallrave që mbaheshin në magazinë dhe më pas është drejtuar duke marrë bombolën e fikses së zjarrit me shpresën po mund ta neutralizonte atë.

Ashtu siç edhe Report Tv e zbardhi pak ditë më parë në ekspertizën paraprake, edhe video e sigurisë nga qendra tregtare “Casa Italia’ vihet re se 33-vjeçari Arjan Sala niset i pari drejt magazinës dhe nga pas i vijnë edhe një tjetër punonjës së bashku me djalin e pronarit. Pak sekonda pasi arrin të shpëtoj kolegët, tymi i zi i flakëve mbulon gjithçka aq sa dhe nga kamerat e sigurisë nuk mund të arrish të shohë dot më. Pamjet e fundit që shihen janë largimi punonjësit dhe djalit të pronarit, të cilët e shoqëronin sapo tymi përhapet dhe zjarri del jashtë kontrollit, ndërsa fatkeqësish Arjan Sala mbeti i bllokuar duke mos dalë dot më prej andej i gjallë.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri i rënë në magazinën me mallra plastike e veshje nisi pas një shkëndije elektrike në kabllon e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse iu deshën 3 ditë për të shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe Arjan Salaj, shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas 30 minutash. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme duke mos i kontrolluar dot më vetëm me bombolën e shuarjes së zjarri dhe për këtë punonjësi dhe djali i pronarit kanë dalë nga dera kryesore në të cilën hynë, ndërsa Arjan Salaj tentoi të dilte nga dera e emergjencës që ishte më parën vartës së zjarri por është rrëzuar dhe nuk ka mundur dot të dalë më. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës. Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare “Casa Italia”.

Arjan Sala u shpall sot “Dëshmor i Kombit”, pasi 32-vjeçari sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët. Certifikata iu dorëzuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama familjes Sala, e cila ka hapur dyert e mortit. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 30 MARS/ Ju mund të mbështeteni në fatin tuaj të mirë për t’u larguar... Ja çfarë thonë yjet për ju
Previous article TEMPERATURAT ULEN NË MËNGJES POR GJATË MESDITËS.../ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT