Kanë dalë pamje nga momenti që 40-vjeçari Tah Hudra ekzekuton dy gratë në familjen Hysa në Paskuqan.
Pamjet i ka siguruar TV Klan dhe duket momenti që Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa, ku mbetën edhe dy gra të tjera të plagosura.
sekonda, ku Hutra pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë dhe pas 2 minutave hap zjarr.
Personat që ndodheshin në rrugë largohen me shpejtësi pas zhurmës së kallashnikovit. Në momentin që largohet nga banesa dëgjohet edhe alarmi i policisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme Hutra vrau 3 gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera. Ai plagosi fillimisht me thikë ish-të dashurën e tij në Astir, ku sipas dëshmisë së tij e bëri këtë gjë pasi ajo i kishte rreth 80 mijë euro borxh.