• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Del harta/ Rreziku nga krimi, ja ku renditet Shqipëria. Në Europë jemi…
Home
Sociale

Del harta/ Rreziku nga krimi, ja ku renditet Shqipëria. Në Europë jemi…

19 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Tirana renditet në vendin e 211 nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, i cili ka bërë klasifikimin për 2018. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit (tashmë e shënuar me ngjyrë të verdhë).

Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me Index 39.47, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 60.53. Tirana, sipas përllogaritjeve konsiderohet me nivele krimi të ulëta.

Sipas renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më pak shqetësuese të krimit këtë vit, në krahasim me shtetet fqinje. Duket se situata nuk është shumë favorizuese në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë ku indeksi përllogaritet 46.75, në Shkup, Maqedoni është 45.65, ndërsa në Serbi indeksi i krimit është më i ulët se tek ne, përkatësisht 36.95.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë veçse 14.82.

Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara arabe është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 13.63.

Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 54 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e “paqta” në Europë duket se është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01, ndërsa atë të paqes 83.99.

Indeksi i Krimit, sipas Numbeos, është një vlerësim i nivelit të përgjithshëm të krimit në një qytet apo një shtet të caktuar. Numbeo si parametër, konsideron nivelin e krimit më të ulët se 20 si :shumë të ulët”, nivelet e krimit në mes të 20 dhe 40 si “ të ulëta”, niveli i krimit midis 40 dhe 60 si “i moderuar”, nivelet e krimit në mes 60 dhe 80 si “të larta” dhe në fund, niveli i krimit më i lartë se 80 si “i lartë”. Indeksi i sigurisë është, nga ana tjetër, krejt e kundërta e indeksit të krimit. Nëse qyteti ka një indeks të lartë të sigurisë, ai konsiderohet shumë i sigurt.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E kthyen nga Italia, arrestohet në Rinas 41 vjeçari nga Mamurrasi për vrasjen në 2000 (EMRI+FOTO)
Previous article Daja: Skënderbeun e shoh “top”, gati për rifillimin e kampionatit!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT