• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FOTO NGA FEJESA/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL FOTO NGA FEJESA/ Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa

7 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u nda prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, babai dhe vëllai i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza e Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish. Sipas tyre, gjithçka ndodhi për shkak se Dan Hutra akuzoi Elenën pasi mësoi që kjo e fundit ishte shtatzënë se fëmijën nuk e kishte me të, gjë që u mohua kategorikisht nga 35-vjeçarja.

Spartak Koka: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njoft ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.

Spartak Koka: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?

Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.

Spartak Koka: Pasi e njohën njëri-tjetrin kanë ardhur që ta bëjnë familjare?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?

Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës. Kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.

Spartak Koka: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?

Zaim Hysa: Në fund të prillit, në fillim të majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën gjoja të fejohej.

Spartak Koka: Ju ishit dakord?

Zaim Hysa: Po, ishim dakord.

Spartak Koka: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?

Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë e të pastrojë.

Spartak Koka: Tek nëna e tij apo jo?

Erjon Hysa: Po.

Spartak Koka: Kur është bërë ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?

Zaim Hysa: Po në 24 maj.

Spartak Koka: Pastaj keni bërë dhe fejesën?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Ku e keni bërë fejesën?

Zaim Hysa: Këtu.

Spartak Koka: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë Euro?

Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. 50 veta.

Spartak Koka: Kur filluan problemet?

Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.

Spartak Koka: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?

Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.

Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar për këtë që ka ikur Alketa nga shtëpia.

Spartak Koka: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?

Zaim Hysa: Para, më paguani shpenzimet atje ose do t’u vras.

Spartak Koka: Pra, ju kërkonte lekët që kishte shpenzuar ai, jo borxh?

Zaim Hysa: Po. Lekët që kishte shpenzuar atje pastaj e nxori borxh.

Spartak Koka: Sa lekë i dhatë?

Zaim Hysa: 3300 Euro.

Spartak Koka: Ja dhatë me cilin qëllim?

Zaim Hysa: Po t’i merrte të na hiqej qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.

Spartak Koka: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?

Zaim Hysa: Po, nga frika.

Më 1 mars 2023, në familjen Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMËROI SE DO LARGOHET NGA RRJETET SOCIALE/ Fedez ‘pendohet’ dhe bën shkrimin prekës!
Previous article LAJM I ËMBËL/ Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT