Renato Hajmeli është 51-vjeçari, i cili u kap dje në aeroportin e Rinasit, pasi kishte ardhur nga SHBA me valixhe ku kishte fshehur armë e fishekë.
Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike fotografinë e tij dhe shkruan se Hajmeli ka udhëtuar me armën nga Teksasi në drejtim të Britanisë së Madhe dhe ka kaluar tranzit në Adroportin e Londrës, ndërsa është kapur me armën në Rinas.
“Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket. Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti.
Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket. Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane” shkruan ndër të tjera gazetari.



