• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Del foto e hajdutit serial të makinave në Tiranë me të shkuar të errët
Home
Aktualitet
Drejtësi

Del foto e hajdutit serial të makinave në Tiranë me të shkuar të errët

25 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Hajduti i makinave, i arrestuar dje ne Tirane, pas nje seri vjedhjesh te kryera, nuk ka qene i panjohur per policine. Ai, personi qe shihni ne kete foto, ka qene i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

Policia ka zbardhur një sërë vjedhjesh të bera prej tij, nderkohe qe ne momentin e prangosjes ishte duke bere vjedhjen e radhes. Autori vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.3, në vijim të punës intensive për parandalimin, zbardhjen, dokumentimin ligjor të autorësisë për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi :

 

• Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për vepren penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”

Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.

Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin e mjetit tip Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shterasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:

Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 134 / 3 i Kodit Penal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëvizjet në Prokurori/ Avokati Vishaj: Marku nuk shkarkon, as emëron
Previous article Kryemadhi mbështet Metën: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT