• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI/ Rama bën lëvizjen e radhës në “SHAH”, çon Metën në Kushtetuese për…
Home
Politikë

DEKRETI/ Rama bën lëvizjen e radhës në “SHAH”, çon Metën në Kushtetuese për…

12 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme, Kryeministri Rama, krahas informacionit shterues mbi propozimin e tij për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm, do t’i dërgojë Metës në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin e tij të parë për mosdekretimin e Lleshit.

Maxhoranca pritet që ditën e sotme të depozitojë pranë institucionit të vetëm për interpretimin e Kushtetutës vendimin e parë të Presidentit Meta për të mosdekretuar Sandër Lleshin. Kërkesa e socialistëve konsiston nëse ka të drejtë Presidenti për të mosdekretuar një ministër, gjë që nga ana e Kryeministrit është cilësuar si krisje kushtetuese ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.

rama meta

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç është shprehur ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen. Por a mund ta bëjë këtë gjë tani kjo gjykatë?

Aktualisht, Kushtetuesja ka në përbërje të saj vetëm dy anëtarë. Por me dy anëtarë, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Kësisoj, kërkesa e socialistëve pritet të merret në shqyrtim vitin tjetër, kur pritet që të bëhet edhe emërimi i anëtarëve për vendet vakante që janë krijuar nga procesi i vetingut.

Vetë Kryeministri Rama është shprehur se këtë çështje nuk e ka me ngut dhe se përgjigjen do ta presë kur gjykata të jetë funksionale për të shmangur përplasje të tilla ndërmjet institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë.

PËRPLASJA

Përplasja ndërmjet Ramës dhe Metës shpërtheu me vendimin e Presidentit për të mos dekretuar Sandër Lleshin. Këtë vendim të Metës, Kryeministri e cilësoi si një krisje kushtetuese duke u shprehur se asnjë president më parë nuk kishte ndërmarrë një vendim të tillë dhe sipas tij, ai shkeli Kushtetutën.

Por ky qëndrim i Ramës duket se nuk i pëlqeu Presidentit. Në një prononcim për mediat pak ditë më parë, Meta i cilësoi diletantë të leximit të Kushtetutës të gjithë ata që mendojnë se Presidenti nuk ka të drejtë të mos dekretojë një propozim të një Kryeministri për ministër. Për të zgjidhur këtë konflikt ndërmjet tyre, mesa duket është dashur edhe ndikimi i Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit.

Tensionet ndërmjet Ramës dhe Metës u zbutën një ditë pasi Presidenti zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit. Për të parë ndikimin e Ruçit në “çështjen Lleshi” duhet të presim deri ditën e premte, kohë e cila përkon me afatin që i cakton Kushtetuta Presidentit për të shqyrtuar ripropozimin e Kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIME NË RRJET/ Ja lagjet e Tiranës që nuk do kenë energji elektrike SOT
Previous article OLTI CURRI HYN NË SHTËPINËE RE/ Monika Kryemadhi shkon dhe i gatuan hasude (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren Aktualitet

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK Aktualitet

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT