• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRETI/ Presidenti Meta miraton shkarkimin e Gjeneral Major, Ylber Dogjani
Home
Politikë

DEKRETI/ Presidenti Meta miraton shkarkimin e Gjeneral Major, Ylber Dogjani

2 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare Gjeneral Major, Ylber Dogjani.

Kush është Ylber Dogjani?

Gjeneral major Ylber Dogjani, lindi më 16 maj 1962 në Pukë. Ai e filloi jetën ushtarake herët si skënderbegas dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1985, ka ndjekur dhe përfunduar Kursin 2 -vjeçar të Shtabit të Përgjithshëm, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” (2003  -2005) dhe në vitin 2010 përfundoi me sukses studimet në Kolegjin e Mbrojtjes “Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes”.

Gjeneral major Ylber Dogjani zotëron titullin “Master”. Gjatë karrierës së tij ka patur mundësinë dhe sfidën për të kryer detyra komanduese në nivele të ndryshme në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si: shef Ofiçine Brigadë, shef i Degës Teknike në Divizion, shef Shtabi ne Brigadën e Transportit, komandant i Batalionit të Transportit dhe Furnizimit të FA, shef i Degës së Transportit dhe shef Planëzimi në Drejtorinë e Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm, drejtor i Drejtorisë së Logjistikës në Komandën e Forcës së Bashkuar, shef Shtabi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, zëvendëskomandant në Brigadën Logjistike, drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe komandant i Komandës së Mbështetjes.

Gjatë karrierës së tij, gjeneralmajor Ylber Dogjani ka kaluar nëpër gradat kapiten – 1991, major – 1992, nënkolonel – 1995, kolonel – 2007, me Dekret të presidentit të Republikës, nr. 8230, datë 24 06.2013 është promovuar me gradën madhore gjeneral brigade.

Në bazë të Dekretit Nr. 9699 datë 13.07.2016 “ Për dhënie grade madhore”  të Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Ylber Dogjani i jepet grada gjeneralmajor.

Po me Dekret të presidentit të Republikës nr. 9274, datë 13.10.2015, u emërua komandant i Forcës Detare.

Gjatë karrierës së tij, për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjeneralmajor Ylber Dogjani është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje të larta.

Gjeneralmajor Ylber Dogjani është i martuar dhe ka dy fëmijë.Ai zotëron gjuhën angleze dhe gjermane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË "IN"/ Këto janë motrat shqiptare me më stil (FOTO)
Previous article TEUTA ZBRET NË FUSHË/ Përgatit një test miqësor, përballë kundërshtarë nga Kategoria e Parë...

k.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT