• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEKLARONI PASURINË…”/ OFL i kërkon llogari 4 subjekteve në Tiranë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“DEKLARONI PASURINË…”/ OFL i kërkon llogari 4 subjekteve në Tiranë (EMRAT)

16 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasit; Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi si dhe Ergys Mëcukun.

Sipas OFL-së, Markola, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, Dervishi, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Po ashtu, mësohet se Nanushi është i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur” si dhe Mëcuku rezulton i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

D. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

K. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIGIMI/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime. Asnjë dalje publike... 17 anëtarë të PD në terren përditë
Previous article ATENTATI TRONDITËS NË TIRANË/ Preng Gjini, 7 muaj në përgjim për vrasjen me snajper në Rrëshen (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT