Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi deklaron votën pro reformës zgjedhore, madje shprehet se duhet të votohet një orë e më parë.
Maliqi tha se janë 11 deputetë të opozitës në parlament që do ta votojnë draftin me ndryshimet në kodin zgjedhor të arritur nga marrëveshja e 5 Qershorit mes PS, PD dhe LSI.
Ai ironizoi kolegët e tij opozitarë duke thënë se 90% e tyre nuk do të jenë më deputetë, ndoshta edhe vetë ai, ndaj “duhet t’i ngrenë lapidar Bashës e Metës që i futën në lista”.
Vonesat në votimin e reformës zgjedhore, Maliqi ia faturoi kryeministrit Edi Rama duke thënë se “po bën lojëra”.