Sot u votuan e miratuan ndryshimet e Kodit zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë.
Fjalën e mori edhe deputeti i opozites parlamentare Lefter Maliqi, i cili edhe këtë herë nuk doli jashte parashikimeve teksa tha të njëjtën gjë që ka ligjeruar që para zgjedhjeve të 30 qeshorit.
“Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqipërinë, por çfarë do që të bëni fitorja do jetë plebishitare, nëse nuk fiton opozita e bashkuar, unë do largohem përfundimisht nga politika”, tha Lefter Maliqi.
Mirëpo duket se deputeti harron se te njejten fjali e ka thënë edhe dy herë të tjera. E kur basti i tij ka qëlluar i humbur (sigurisht), nuk është parë asnjë deklaratë se largim apo doreheqje jo e jo.
Lefter Maliqi në 11 shtator të këtij viti:
“Rama le të vij ballë për ballë e le ta zbërthejmë njëri-tjetrin. Unë i kam treguar vlerat në 2005. Nuk kam komunikime private me Ramën. Kontakte me njërëz afër tij më kanë thënë që ai ka gabuar me mua dhe këtë e pranon. Nëse Rama nuk do mundet në Berat unë largohem nga politika.”
Lefter Maliqi në 10 korrik 2019:
“Unë do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje.”
E gjejeni çfarë? Zgjedhjet me 30 qeshor u zhvilluan, Lefteri as nuk u bë pjesë e listave të PD në Berat e jo më te kandidojë para Ramës. Mbetet për tu parë pas 25 prillit, ndonëse gjasat siç shihen flasin jo në favor të deputetit.
Po atëherë, a do largohet vallë Lefteri perfundimisht nga politika?
AlpeNews.al