• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATAT E BASHËS PËR MANASTIRLIUN/ Reagon Rama: Sa turp! Luli, Kryemadhi, Meta, njësoj si famëkeqi Sali
Home
Politikë

DEKLARATAT E BASHËS PËR MANASTIRLIUN/ Reagon Rama: Sa turp! Luli, Kryemadhi, Meta, njësoj si famëkeqi Sali

30 October, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Manastirliu në Kuvend, duke i dalë në mbrojtje.

Kjo e fundit pohoi dje se; “Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama theksoi se Basha nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ministrja ska dashur që të thotë gjë tjetër, veçse; o njerëz mbroni veten dhe të tjerët.
Po ashtu Rama thekson se Basha, Kryemadhi dhe Meta janë njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.

REAGIMI I RAMËS
😷 Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!
Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”!
AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!
Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete👎
#SaTURP

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI NË TURQI/ Publikohet mesazhi i qytetarit nën rrënoja: Na ndihmoni, nuk marrim dot frymë
Previous article BILANCI TËRMETIT TRAGJIK NË TURQI/ 8 viktima dhe 311 të plagosur nga tërmeti

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT