• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Xhaxhai i kuksianit të vrarë për një birrë paralajmëron: Nëse ‘Kobra’ lirohet, do të ketë…
Home
Politikë

DEKLARATA/ Xhaxhai i kuksianit të vrarë për një birrë paralajmëron: Nëse ‘Kobra’ lirohet, do të ketë…

5 January, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Visart Cengu, 31-vjeçari që u vra nga Dibran Hoxhaj (Kobra) pas sherrit për faturën 400 euroshe që nuk pranoi të paguajë, është përcjellë për në banesën e fundit.

Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu paralajmëron autorin dhe drejtësinë. Ai tregon se nipi i tij, kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale. Besim Cengu thotë se nëse ‘kobra’ do të lirohet nga burgu siç ka ndodhur gjithmonë, ai do ta vendosë vetë drejtësinë në vend.

“Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrin vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi. Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori, unë jam stërnip.

Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën. Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë”, deklaroi Cengu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET DJALI I “EL CHAPO”/ Shperthejnë PËRLESHJET, mbyllen shkollat dhe aeroporti i kryeqytetit të Sinaloas
Previous article PËR JU GOCA! Janari vjen me një ngjyrë të re flokësh që duket perfekte për të sfiduar të ftohtin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital Aktualitet

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT