Kryetari i Parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bujshme të pak minutave më përpara të Presidentit Xhorxh Ivanov lidhur me mosdekretimin e “Gjuhës Shqipe”, si gjuhë të dytë zyrtare në territorin maqedonas.
Ai ka theksuar në një telefonatë drejtpërsëdrejti në Neës24 se:
“Ne do ta rikthejmë sërish Ligjin në Kuvend. Por përpara se ta bëjmë këtë gjë do të marrim dhe do të shqyrtojmë sugjerimet e Z.Ivanov. Mendoj se këtë radhë Ligji do të marrë më tepër vota pro se herën e parë”, është shprehur ai.
Ndërkohë kjo deklaratë “rrufe” vjen pas mosdakortësisë së Presidentit Ivanov me vendimin unanim të Parlamentit maqedonas.
Më herët javën që kaloi Ligji për Gjuhën Shqipe u miratua me 69 vota pro.
Përgatiti: AlpeNews.al


