Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babale’. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se prokuroja e Krimeve të Rënda Dinika Prela nuk është më në krye të institucionit, pasi kryeson task forcën ngritur nga Rama-Xhafaj për te mbrojtur Agron Xhafajn. Sipas Bylykbashit, shteti është vënë në krye të krimit.
Postimi i plotë
Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.
Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.
Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!