• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E PAPRECEDENTË E REGJISORIT/ Budina: Soreca të shpallet “non grata” dhe të arrestohet
Home
Sociale

DEKLARATA E PAPRECEDENTË E REGJISORIT/ Budina: Soreca të shpallet “non grata” dhe të arrestohet

3 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Edmond Budina e ka cilësuar si historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Budina kërkon që ambasadori i BE Soreca të shpallet “non grata” pasi sipas tij ai është një “diversant” që ka sabotuar kauzën e tyre.

“Zoti Soreca për mendimin tim në çështjen e Teatrit Kombëtar është një diversant që ka sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar dhe këtë e them me bindje të plotë.

Sepse ne kemi bërë disa takime me të dhe ai nuk ka reaguar fare, shkon në gjykatën kushtetuese fshehurazi, ditën që do gjykohej çështja e Teatrit Kombëtar.

Pse nuk e bëri publike siç i ka bërë të gjitha të tjerat? Pse nuk u shpreh z.Soreca edhe pas takimit, dhe pasi e zbuluam ne.

Të thoshte: I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të jetë e paanshme. Këtë duhet të bënte z.Soreca dhe jo të thoshte që do ti akuzoj shpifje, le të na akuzojë, ka për ta parë që të ato shpifje do të dalin të vërteta fjalët tona.

Sepse aty padiskutim që është diskutuar për çështjen e Teatrit Kombëtar, dhe ne do të kërkojmë edhe prokurorë, hetues ndërkombëtarë që ta verifikojnë, ta zbulojnë sepse nuk ka asnjë protokoll për atë çka është biseduar atje”, tha Budina në intervistën për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”.

Ai tha se Soreca do të përballet me komunitetin europian dhe me SPAK, duke u shprehur se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do ta denoncojë për veprimtarinë e tij në këtë çështje.

“Ndërkohë që ne na nëpërkëmb ky z.Soreca shkon edhe kërcen valle me pushtetarët e këtij vendi”, shton Edmond Budina. Ai tregon se njerëz në rrugë e kanë ndaluar duke i thënë “bravo të qoftë” për rezistencën që është bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA "FANTAZMË" E MYKONOS/ Mediat greke: Si shqiptarët vidhnin vilat, hynin si "minjtë" nga dritaret e... (FOTO+VIDEO)
Previous article AKSIDENTI I RËNDË NË AKSIN LEZHË-SHKODËR/ Mes 8 të plagosurve janë 5 të mitur, njëri prej të lënduarve në... (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT