Detaje të reja janë bërë të ditura nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Lezhë – Shkodër.
Mësohet se nga përplasja e 4 makinave janë plagosur 8 persona, 5 prej të cilëve janë të mitur të moshave 12-17 vjeç. Ndërkohë bëhet e ditur se një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentti, ndërkohë që grupi hetinmor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.


