• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E PALMER/ Veliaj: Sot zgjidhet mes Rusisë dhe Amerikës, paratë ruse sponsorizojnë protestën
Home
Politikë

DEKLARATA E PALMER/ Veliaj: Sot zgjidhet mes Rusisë dhe Amerikës, paratë ruse sponsorizojnë protestën

8 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pas deklaratës së fortë të Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, I cili tha se nëse në protestën e sotme do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj, Kryemadhi dhe Basha, dhe se kush tenton të cënojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka reaguar edhe kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Nga Shëngjergji, ku vijoi fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj tha se:

“Lajmi i mirë është që Shqipëria nuk është pa miq. Sot ishte një lajm i jashtëzakonshëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Palmer, me emër dhe mbiemër, për Monën dhe për Lulin, që nëse shkaktoni dhunë, ta dijë bota mbarë se është faji juaj. Jeni ju përgjegjës, do të shkoni ju para drejtësisë”, tha Veliaj. Më tej, Veliaj u shpreh se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një hetim të hapur për financime të pista nga Rusia të Partisë Demokratike. “Një parti që prodhon çadra të personalizuara për secilin protestues nuk është parti fukarenjsh dhe qartazi ka një financim të padeklaruar, por fatmirësisht paratë ruse që financojnë Partinë Demokratike kanë hapur një hetim në Amerikë dhe ka ardhur koha të hapet edhe një hetim në Shqipëri, se nga vjen kjo para, ku secili e merr të personalizuar çadrën dhe hidhen balonat si dasmorë dhe të gjithë me iphone duke folur për varfrinë, me miliona lek fishekzjarre. Kjo do një përgjigje për një parti hipokrite e cila është gati të shpenzojë çdo luks të mundshëm për protesta të dhunshme”, tha Veliaj.

Ndaj, Veliaj theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje mes dy mentaliteteve, atij që përfaqëson opozita dhe që kërkon të shkatërrojë çdo gjë të bukur dhe atij që përfaqëson Partia Socialiste, që ka ditur të bëjë institucione dhe shtet.

“E keni vënë re që ca njerëz vetëm e shajnë Shqipërinë. Kur janë këtu këndojnë himnin me zë të çjerrë, por nuk duan me ja dit për himnin se e kanë ndërruar pasaportën. E shohin Shqipërinë vetëm për ta mjelë. E mjelin këtu, edhe ia pinë qumështin në Holandë. Jo të gjithë sillen siç jemi sjellë ne, që flasim vetëm mirë për Shëngjergjin, a thua se nuk e dimë ne që ka disa probleme që duhen zgjidhur. Por nuk e bëkemi të gjithë shqiptarët këtë punë. Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve, ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni”, tha Veliaj.

Jo vetëm kaq, por Veliaj theksoi se këto zgjedhje janë edhe një zgjedhje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot nuk është punë PS-PD, sot është një zgjedhje mes Rusisë dhe Amerikës. Amerika foli qartazi se me kë është dhe kë po mbështet më 30 qershor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ata që paraqiten në fushë. Nuk po mbështet PS-në, por po mbështet Shqipërinë. Sepse nuk po kandidon vetëm PS, fakti që unë jam numri dy do të thotë që është edhe një tjetër”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Tirana nuk mund ta pranojë bullizmin dhe shkatërrimin dhe se pas protestës sësrish do jetë e pastër dhe e regullt.

“Një skuadër e tërë pastruesish, burra dhe gra që me një rrogë minimale mezi mundohen të mbajnë fëmijët do të rrijnë në gatishmëri me fshesën gati, që Tirana mos ta ndjejë traumën, sa të largohet ekskursioni i dhunës, të pastrohet menjëherë. Një ekip tjetër që pastron fasadat dhe rregullon gurët që shqyhen do të jenë gati. Kush i paguan këto kosto, i paguajnë shqiptarët. Po të na jepnin edhe ne një faturë nga pjesa ruse për këto shpenzime ja bënim hallall. Sepse rusët kanë sponsorizuar protestën, të sponsorizonin edhe pastrimin”, shtoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Kjo është renditja katastrofë e Kombëtares në Grupin H (FOTO)
Previous article NIS PUSHIMET E ËNDRRAVE/ Xhemi fotografohet si rrallëherë me rroba banjo

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT