Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta më parë në “Twitter” teksa i ka kthyer pergjigje Presidentit Meta dhe deklaratës së tij për rikthimin e vizave të Shqipërisë.
Rama shprehet se kjo lufte e turpshme që po behet kundër Shqipërisë do dështojë.
Postimi:
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”


