• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E MACRON NXITI POLEMIKA/ Reagon ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global
Home
Botë

DEKLARATA E MACRON NXITI POLEMIKA/ Reagon ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global

17 April, 2023 s.autor Botë

Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj, por duhet të veprojë si mbikëqyrëse në gjithë botën, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, pas bisedimeve që ka pasur për Kinën, me homologët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).

Komentet e saj kanë ardhur pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur polemika, meqë në vizitën e tij të fundit në Pekin, ka thënë se Evropa duhet të shmangë “krizat që nuk janë tonat”.

Evropianët “nuk duhet të izolohen në territorin tonë. Ne nuk duhet të kufizojmë veten për të mbrojtur paqen evropiane, sepse është nën sulm”, ka thënë Baerbock në një konferencë për media në Japoni, ku është mbajtur takimi i diplomatëve të G7-ës.

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë sovrane dhe të pavarur, me qasje të gjerë në botë, sidomos kur të tjerët veprojnë në dëmin tonë, ose në dëmin e të tjerëve”, ka shtuar ajo.

Baerbock, po ashtu, ka paralajmëruar se Kina “dëshiron të zëvendësojë rregullat aktuale ndërkombëtare, me rregullat e saj”, duke përmendur qasjen agresive të Pekinit në ujërat e kontestuar, siç është ndërtimi i ishujve artificialë.

Veprime të tilla “rrezikojnë rregullin ndërkombëtar në Indo-Paqësor. E gjitha kjo e bën të qartë pse është aq e rëndësishme, sidomos në këto kohë, që shtetet, të cilat besojnë në ligjin ndërkombëtar, të qëndrojnë bashkë”.

Përgjatë vizitës së saj të fundit në Pekin, javën e kaluar, Bearbock ka paralajmëruar për “skenar të tmerrshëm”, në rast të “përshkallëzimit ushtarak” në Ngushticën e Tajvanit. Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por të cilin e pretendon Pekini. Autoritetet kineze besojnë se do ta kontrollojnë këtë ishull dikur, qoftë edhe me forcë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JETË MADHËSHTORE"/ Eduart Grishaj zbulon detaje nga finalja e Big Brother VIP
Previous article VIDEOLAJM/ U dhunua barbarisht nga i dashuri në Tiranë, momenti kur 28-vjeçarja dërgohet në spital nga dy shoqet e saj

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT