Në deklaratën e para pak minutave, ambasadorit Lu, tha se:“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet ambasadorit amerikan duke i thënë se “është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”.



