Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi është shprehur se protestuesit demokratë kanë lagur me benzinë dyert dhe dritaret e selisë në protestën e 8 Janarit.
Sipas tij, hapi i radhës i tyre ishte t’i vinin flakën selisë, pavarësisht se brenda ndodheshin zyrtarë të lartë të PD-së, mes tyre kryetari Lulzim Basha dhe disa deputetë.
“Protestuesit kanë lagur dritaret dhe dyert me benzinë që t’i vënë zjarrin. Këtë e di Prokuroria, duhet ta hetojë dhe faktojë këtë gjë”, tha Sefa në Zona Zero.


