• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E FORTE/ “Më garantoi largimin e Bashës”, Berisha rrëfen propozimin e Yuri Kim: Më dërgoi një person…
Home
Politikë

DEKLARATA E FORTE/ “Më garantoi largimin e Bashës”, Berisha rrëfen propozimin e Yuri Kim: Më dërgoi një person…

5 April, 2022 F.autor Politikë

Pasi ambasadorja Yuri Kim njohu kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Aliabeaj, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi këtë një shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e PD-së. Në studion e Debatit në A2 CNN.

Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës .

“Kjo ishte shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja  cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

 

 

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, ka treguar Berisha.

Berisha iu rikthyer edhe njëherë deklaratave të Yuri Kim, e cila pak  kohe me pare u shpreh se “demokratet nuk duhet te hane bar”.

“E vërteta është që me demokratët ajo ka bërë gjithçka që të ndërpresë marrëdhëniet me ta që në momentin kur i ka servirur atyre barin.

Prandaj do ta këshillojë guvernatoren Kim që në rast se kërkon të ketë një komunikim ti kërkojë të falur për shprehjen e diktatorit Hoxha. Deri më sot nuk ka kërkuar të falur.

Ajo ishte një frazë e mirëmenduar sepse është e njohur. Ose ajo ka studiuar Enver Hoxhën dhe ka gjetur shprehjen se shqiptarët bar do hanë dhe imperializmit amerikan nuk i nënshtrohen, ose ajo ka pasur lidhje me marksizëm leninizëm. Ajo ishte një përzgjedhje për ti ofenduar shqiptarët”, tha Berisha për A2CNN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TE RENDA! Imazhet satelitore kapin viktimat ukrainase të hedhura në mes të rrugës në Bucha
Previous article HISTORIA PËRSËRITET/ Pas Taylor Swift, këngëtares së njohur i thyhet njëri nga tre çmimet ‘Grammy’

F.autor

Postime të ngjashme

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT